Moti sot dhe nesër

Kosova

Moti sot dhe nesër

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 07:48
Ilustrim

Në fundjavë ka mundësi për reshje të dobëta shiu.

Temperaturat e ajrit, gradualisht do të fillojnë të rriten rreth vlerave mesatare por që minimalet dy ditëve të ardhshme mbeten afër 0C.

Minimalet do të luhaten nga 1C deri në 6C, e maksimalet nga 16C deri në 20C.Anticikloni që u shtri mbi rajon, pas kalimit të frontit të ftohtë gjatë ditës së hënë, vazhdon të mbetet i fuqishëm edhe në ditët e ardhshme, duke sjell kushte për mot stabil dhe kryesisht me diell, por në orët e mëngjesit vende-vende me mundësi për ngrica.

Ndërkohë, mbi detin Jon, po zhvillohet një vorbull ciklonike, që në ditët e fundjavës, ndërmjet së shtunës dhe së dielës do të favorizoj mot kryesisht me vranësira dhe kohë   me reshje të dobëta shiu. Në vise më të larta malore mbi 1500m, nuk përjashtohet mundësia edhe për reshje të dobëta bore. 28.09 - Paradite mot kryesisht me diell.

Në mëngjes vende-vende me ngrica, ndërsa gjatë ditës vranësirat do të shtohen. 29.09-30.09 - Në fundjavë, ditën e shtunë mot kryesisht me vranësira dhe intervale me diell.

Vonë në mbrëmje priten reshje të dobëta shiu, vende-vende që do të vazhdojnë edhe ditën e diel në mëngjes dhe paradite. Në vise malore mbi 1500m, mundësi edhe për reshje bore. Gjatë ditës mot kryesisht me vranësira. 1.10 - Mot pjesërisht i vranët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat