Minatori Boletini: Trepça hyri në greva për territor të Kosovës, do ta mbrojë prapë

Kosova

Minatori Boletini: Trepça hyri në greva për territor të Kosovës, do ta mbrojë prapë

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 15:44
Trepça

Minatori Isuf Boletini, ka folur në emër të punëtoreve të Minierës së Trepçës që po marrin pjesë në protestën e organizuar nga VV në mbrojtje të kufijve të Kosovës.

Boletini ka thënë që minatorët hynin në greva kur Serbia cenonte territorin e Kosovës dhe se do ta mbrojnë territorin sërish.

“Do të ju kujtoj se ne minatorët kemi hyrë në grevë për të mbrojtur të drejtat tona. Minatorët kanë ditur ta mbrojnë Kosovën ta mbrojnë atëherë do të dinë edhe tash. Ne nuk jemi për trazira duam një shtet ligjor e të drejtë për të gjithë. Por, ne nuk do të kursehemi për të realizuar të drejtat e këtyre qytetarëve. Trepça është e jona, ajo është e ardhmja e këtij vendi. Ne nuk do të lejojmë të jetë derdhur kot gjaku i dëshmorëve. Nuk kanë rënë për pazaret për liri. Tash po e kuptojmë arsyetimin e Hashim Thaçit, e Edi Ramës për të lënë eshtrat e Isa Boletinit në Vlorë. Minatorët janë në gjendje të rëndë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat