Kryesuesja e Kuvendit në Skenderaj reagon ndaj bashkëpartiakëve të saj të PDK-së

Kosova

Kryesuesja e Kuvendit në Skenderaj reagon ndaj bashkëpartiakëve të saj të PDK-së

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 18:13
Kryesuesja e Kuvendit të Skenderajt, nga radhët e PDK-së, Fatbardha Haliti

Kryesuesja e Kuvendit të Skenderajt, nga radhët e PDK-së, Fatbardha Haliti, ka reaguar ndaj bashkë partiakëve të saj në lidhje me reagimin e PDK-së pas incidentit në Kuvendin Komunal dje, gjatë miratimit të buxhetit të Komunës.

Sipas Halitit, një grup i caktuar për interesa krejtësisht personale ka degraduar PDK-në në pozitë të atillë që të del kundër investimeve në Skenderaj, dhe këtë sipas saj nuk ua  kanë borxhe qytetarët e Skenderajt.

Ajo madje tha se ka pasur ndikim në disa asamblistë të PDK-së që të mos e votojnë buxhetin e komunës.

Haliti i ka bërë thirrje kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli që të dëshmojë se është pro femrës në vendimmarrje, dhje të mos lejojë degradimin e degës së PDK-së në Skenderaj.

“Si femra e parë kryesuese në Asamblenë e Skenderajt sinqerisht kam pritur mbështetje më të fuqishme nga Partia Demokratike e Kosovës dhe nga kryetari Kadri Veseli, të cilin e ftojë që të dëshmoj se është pro femrës në vendim marrje, pro reformës në PDK dhe të ndalojë këtë degradim dhe privatizim të PDK-së, në Skenderaj”, ka shkruar aj duke publikuar listën e asamblistëve  dhe votave të tyre për buxhetin.

Më poshtë mund të lexoni postimin e saj të plotë:

Të nderuar qytetarë të Skenderajt,

Urime miratimi i buxhetit të komunës, i cili u hartua sipas kërkesave tuaja, ky buxhet u draftua duke dëgjuar secilin nga ju në 14 dëgjime buxhetore në çdo bashkësi lokale me qytetarët e të gjitha lokaliteteve, gjë të cilën nuk e ka bërë asnjë komunë në Kosovë.

Si kryesuese e Asamblesë nga radhët e PDK-së, ndiej keqardhje për një pjesë të asamblistëve që janë nga Partia ime të cilët votuan kundër Buxhetit të Komunës, votuan kundër projekteve infrastrukturore e zhvillimore të Skenderajt, votuan kundër buxhetit që qytetarët e kërkuan, votuan kundër interesit të qytetarëve të Skenderajt, këtë e bënë vetëm për interesa krejtësisht personale e grupore dhe për më keq edhe nxitën dhunë për çka ndiej keqardhje.

Partia ime, Partia Demokratike e Kosovës në Skenderaj, nga një grup i caktuar për interesa krejtësisht personale ka degraduar në pozitë të atillë që të del kundër investimeve në Skenderaj, këtë nuk j’au kanë borgjë qytetarët e Skenderajt.

Ata që i shtyten një pjesë të deputetëve të PDK-së, të votojnë kundër buxhetit të Skenderajt dje, ndërsa sot lëshojnë reagime në emër të Degës së PDK-së në Skenderaj, pa marrë asnjë mendim të asnjë anëtari të kryesisë apo anëtari të KD, apo edhe anëtari të asamblesë të PDK-së, ka kohë që këtë subjekt në Skenderaj e trajtojnë si pronë private të tyre pa përfillur asnjë normë të demokracisë dhe përgjegjësisë publike.

Si femra e parë kryesuese në Asamblenë e Skenderajt sinqersht kam pritur mbështetje më të fuqishme nga Partia Demokratike e Kosovës dhe nga kryetari Kadri Veseli, të cilin e ftojë që të dëshmoj se është pro femrës në vendim marrje, pro reformës në PDK dhe të ndalojë këtë degradim dhe privatizim të PDK-së, në Skenderaj.

Kur jam futur në politikë pritjet e mia kanë qenë të mëdha, kryetar Kadri Veseli, mos na zhgënjeni, sepse ka plotë femra dhe të rinj që sytë i kanë drejtuar nga ju, po presin vendimin tuaj, për reforma apo për të vazhduar me këtë degradim.

Në votimin për buxhetin e vitit 2019 morën pjesë 28 asamblistë, të cilët votuan 15 vota Pro, 11 kundër dhe 2 abstenime:

Fatbardha Haliti PDK - Pro 

Azem Gashi PDK - Pro 

Fatlume Kodra PDK - Pro 

Musa Fazliu PDK - Pro 

Ilir Ejupi PDK - Pro 

Musa Hajdari PDK - Pro 

Naser Bajraktari PDK - Pro 

Driton Hetemi PDK - Pro 

Sami Aruqi PDK - Pro 

Qazim Xani AAK - Pro 

Beqir Veliu NISMA - Pro 

Berat Dajaku FJALA - Pro 

sa Fejzullahu LDK - Pro 

Pajazit Isufi AKR - Pro 

Donika Rushiti E Pavarur - Pro

Ismet Salihu PDK - 

Kundër  Jetulla Geci PDK - 

Kundër Rasim Shala PDK - 

Kundër Sahit Çitaku PDK - Kundër 

Albert Rexhepi PDK - Kundër 

Lavdie Geci PDK - Kundër 

Besarta Meha PDK - Kundër 

Fitore Manxholli i PDK - Kundër 

Adelina Spahiu PDK - Kundër 

Malsor Bejta 41000 - Kundër 

Drenusha Hajzeri AKR - Kundër

Hysni Mehani LVV - Abstenim 

Vjollca Ramadani LVV - Abstenim

Sinqerisht, Fatbardha Haliti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat