Digjet fabrika e peletit në Kamenicë, dëme deri në 600 mijë euro

Kosova

Digjet fabrika e peletit në Kamenicë, dëme deri në 600 mijë euro

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 11:32
Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme në Kamenicë është djegur fabrika e Peletit.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në rrethanë të pa njohura nga zjarri është përfshirë fabrika në fjalë.

Me të marrë lajmin, zjarrëfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin.

Sipas ankuesit, vlera e dëmit arrin deri në 600 mijë euro.

Rasti është ende nën hetime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat