Policia: Vajza e raportuar si e zhdukur gjendet në një shtet fqinj

Kosova

Policia: Vajza e raportuar si e zhdukur gjendet në një shtet fqinj

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 12:13
Arbnora Dobraj

Policia e Kosovës njofton se vajza nga Skënderaj e cila ishte raportuar si e zhdukur gjendet në një shtet fqinj të Kosovës.

Policia nëpërmjet një komunikate për media njofton se bazuar në të dhënat e deritanishme është konstatuar se personi në fjalë, në mënyrë të rregullt ka kaluar në një shtet fqinj të Republikës së Kosovës, nga ku pala ka kontaktuar me familjarët e saj. 

“Përveç familjarëve të viktimës me të cilët jemi në kontakt për zhvillimet rreth rastit, ne si polici zyrtarisht kemi  njoftuar edhe institucionet e shtetit fqinjë dhe bashkërisht jemi duke punuar për identifikimin e vendndodhjes së viktimës si dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin.

Arbnora Dobraj, 22 vjeçe ishte raportuar si e zhdukur më 28 shtator nga familjarët e saj.                                           

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat