Limaj: Protestat e 1 Tetorit, dëshmi se çfarë sakrifice është bërë lirinë e Kosovës

Kosova

Limaj: Protestat e 1 Tetorit, dëshmi se çfarë sakrifice është bërë lirinë e Kosovës

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 12:22
Protestat e 1 Tetorit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj ka përkujtuar 21 vjetorin e demonstratës së 1 Tetorit 1997.

Limaj përmes një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se sot kujtojmë me krenari protestat e 1 Tetorit të vitit 1997 ku qindra mijëra student të UP-së dhe profesorë universitar protestuan rrugëve të Prishtinës, duke përçuar mesazhin se shqiptarët nuk do të duronin më shkeljen e lirive dhe të drejtave themelore që u bëhej nga ana e regjimit serb.

“Protestat e 1 Tetorit të vitit 1997 i paraprinë Luftës së Lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 21 vite me pas protestat e asaj kohe ishin dhe mbeten burim frymëzimi për gjeneratat e mëvonshme”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

Sipas Limajt, protestat e 1 Tetorit të vitit 1997 janë dëshmi se çfarë sakrifice është bërë për lirinë e Kosovës dhe se çlirimi i vendit është bërë me mundin dhe përpjekjet e shumë brezave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat