Podujevë, shpërndahen 100 makina mjelëse

Kosova

Podujevë, shpërndahen 100 makina mjelëse

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 15:43
Shpërndahen 100 makina mjelëse në Podujevë

Programi i mbështetjes së fermerëve llapjanë me subvencione nga Komuna e Podujevës, ka vazhduar me shpërndarjen e 100 makina për mjeljen e lopëve qumështore.

Për pesë përfituesit e parë, shpërndarjen e makinave mjelëse e ka bërë sot Kryetari i Komunës së Podujevës Agim Veliu, i shoqëruar nga drejtori i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi.

Kryetari Veliu me këtë rast tha se krahas investimeve në sektorë e tjerë të bujqësisë, po vazhdohet me mbështetje në fushën e blegtorisë, në mënyrë që t’u lehtësohet puna për fermerët, prodhues të qumështit.

“Sot po shpërndarjmë 100 makina mjelëse për fermerët tanë. Përmes mbështetjes me pajisje po mundohemi t’i ndihmojmë ata dhe ta lehtësojmë punën e tyre”, tha Kryetari Veliu.

Kryetari Veliu tha se ndjehet i lumtur që kanë përfituar pothuajse të gjithë aplikuesit, ndërsa premtoi rritje të mbështetjes në sektorin e blegtorisë edhe gjatë viteve të tjera.

Drejtori i Bujqësisë, Vezir Januzi tha se aktivitetet në programin e subvencionimeve për këtë vit do të përmbyllen me shpërndarjen e pajisjeve për bletari në fund të muajit tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat