Bashkatdhetarët nga Gjermania sjellin donacion për QKMF në Podujevë

Kosova

Bashkatdhetarët nga Gjermania sjellin donacion për QKMF në Podujevë

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 16:08
Bashkatdhetarët nga Gjermania sjellin donacion për QKMF në Podujevë

Me iniciativën e bashkatdhetarit Muhamet Stublla, me qëndrim të përkohshëm në Gjermani, të shtunën ka mbërritur një kontingjent me ndihma për QKMF-në Podujevë. Kontigjenti i ndihmave të grumbulluara në Republikën Nidezasken të Gjermanisë përfshin pajisje dhe inventar të ndryshëm për QKMF, karroca për personat me nevoja të veçanta, që do t’i dhurohen Shoqatës “Handikos”.

Kryetari  i komunës Agim Veliu, falënderoi iniciatorin dhe kontribuuesit e tjerë grumbullimin dhe sjelljen në Podujevë të këtij donacioni. 

“Këto pajisjet dhe inventari, që soll i bashkatdhetari ynë, do të ndihmojnë për punë me efikase të stafit mjekësor dhe në përmirësimin e shërbimeve për pacientët”, tha kryetari Veliu. Aksionin për grumbullimin e ka ndihmuar edhe bashkatdhetari Hetem Misimi dhe humanisti gjerman Bernhard Serwuschok. 

QKMF në Podujevë edhe herë të tjera është ndihmuar me pajisje dhe inventar, të grumbulluara në Gjermani me iniciativën e bashkatdhetarit Muhamet Stublla.  Në shenjë falënderimi për kontributin në donacionin  e dhuruar, kryetari Veliu nderoi me mirënjohje bashkatdhetarët Muhamet Stublla dhe Hetem Misimi si dhe humanistin gjerman Bernhard Serwuschok.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat