Si e kaluan të moshuarit e Kosovës ditën e tyre?

Kosova

Si e kaluan të moshuarit e Kosovës ditën e tyre?

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 00:23
Foto ilustrim

Sa ishte i ri, kohën e kalonte me nxënësit e tij.

E tani në moshë të shtyrë, Nazim Dalipi, ditën e kalon duke luajtur shah me miq.

Por, të hënë e ndryshoi këtë zakon, pasi doli ta festojë ditën e të moshuarve.

Ndërsa, Idriz Gërvalla, edhe këtë ditë e kaloi duke diskutuar e ndarë përvojat e tij me shokë.

Më me nostalgji, ai e kujton periudhën kur ishte mësimdhënës.

Ditën e të moshuarve, e shënuan me një aktivitet në Institutin e Shëndetit Publik, edhe shumë bashkëmoshatarë të Gërvallës. Aty, ata folën edhe për telashet që kanë në pleqëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat