Protestohet për rrënimet e objekteve në Orllan

Kosova

Protestohet për rrënimet e objekteve në Orllan

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 21:45
Liqeni i Batllavës

Iniciativa qytetare Orllan dhe OJQ Sundimi i Demokracisë në Kosovë  në bashkëpunim me banoret e Orllanit me rrethin pritet të protestojnë pasnesër, më 5 tetor, për rrënimet që janë bërë në Orllan.

Sipas një njoftimit, protesta do të mbahet në ora 14:00 ku do të kërkohet të ndalohen rrënimet dhe të krijohen vende të reja të punës, duke theksuar se banorët e kësaj ane po largohen për shkak të mungesës së invenstimeve.

Ky është njoftimi i tyre:

Iniciativa qytetare Orllan dhe OJQ Sundimi i Demokracisë ne Kosovë  ne bashkëpunim me banoret e Orllanit me rrethin organizojnë Protestë

NJOFTIM për PROTEST

Data   05.10.2018

Ora  :   14:00

Vendi Orllan pika e karburantit marshi deri te Shkolla

Mjaft me rrënime, duam investime

Kërkesat  janë shqetësimi i banorëve te Orllan nga rrënimet qe po behën , krijimi i paqartësive nga institucionet përkatës  , kërkesa për një projekt zhvillimor ekonomik për Orllanin me rrethin

Kërkojmë ndërprerjen e rrënimeve pa plan për investime

Orllani nga një Komunë qe ishte dikur me mbi 30.000 banor  është kthyer ne një vend me 3000  banor , krejt kjo ka ndodh si mungesë e investimeve nga institucionet tona , po nuk mungon rrënimi  dhe shfrytëzimi i resurseve tona nga institucionet tona

Ju bëjmë thirrje  bashkëvendëseve qe janë banor  dhe atyre qe janë shpërngulur nga Orllani dhe fshatrat përreth te bashkëngjiten ne Protestë te kërkojmë investime ne rrugët e 11  fshatrave përreth Orllanit  ,  plan-Projekt  për zhvillimin e turizmit qe te krijohen vende pune ne mënyrë te mos ketë shpërngulje te banorëve.

MMPH dite me par ka marr vendim për rrënimin e disa objekteve te përkohshme qe gjenden përreth liqenit ne Orllan ku përfshihen edhe trasat e restoranteve.

Në mungesë të vendeve të punës dhe nevojave tjera familjare, si shkollimi shëndetësia, punësimi, shumë banorë kanë ikur nga kjo zonë, duke krijuar një zonë  gati të boshatisur e  që në periudhën e fundit kohore zhvillimi i turizmit dhe hapja e disa restoranteve i kanë mundësuar shumë të rinjëve të kësaj treve që të punësohen dhe të njëjtit kanë gjetur një arsye për të mos u shpërngulur pasi janë punësuar në vendlindjen e tyre.

Vendimi për rrënimin e këtyre objekteve të vendosura përkohësisht, mund të ndikoj drejtpërdrejt në pamundësinë e jetesës për këta të rinjë dhe detyrimin e tyre të ikin për shkak se nuk ka  ndonjë alternativë tjetër për punësim në këto treva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat