Moti me diell e vranësira të pjesshme

Kosova

Moti me diell e vranësira të pjesshme

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 07:22
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë në 21 gradë Celsius.

“Do të mbaj mot me diell dhe vranësira të cilat vende-vende do të jenë më të theksuara. Nuk parashihet të ketë reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 19-21gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-3m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat