Protestohet në Orllan

Kosova

Protestohet në Orllan

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 09:21
Orllan

Iniciativa qytetare Orllan dhe OJQ Sundimi i Demokracisë ne Kosovë në bashkëpunim me banoret e Orllanit me rrethin organizojnë protestë lidhur me rrënimet që po bëhen dhe kërkesën për një projekt zhvillimor ekonomik në Orllan.

Protesta do të mbahet nesër në orën 14:00, në Orllan, konkretisht nga pika e karburantit deri te shkolla.

“Orllani nga një komunë që ishte dikur me mbi 30.000 banorë  është kthyer në një vend me 3000  banorë , krejt kjo ka ndodhur si mungesë e investimeve nga institucionet tona, po nuk mungon rrënimi  dhe shfrytëzimi i resurseve tona nga institucionet tona. Iu bëjmë thirrje  bashkëvendëseve që janë banorë  dhe atyre që janë shpërngulur nga Orllani dhe fshatrat përreth të bashkëngjiten në protestë, të kërkojmë investime në rrugët e 11  fshatrave përreth Orllanit, plan-projekt  për zhvillimin e turizmit që të krijohen vende pune në mënyrë të mos ketë shpërngulje të banorëve”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat