Së shpejti investime të huaja direkte në Minierën e Dubovcit/Galicës në Vushtrri

Kosova

Së shpejti investime të huaja direkte në Minierën e Dubovcit/Galicës në Vushtrri

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 15:31
Pamje nga takimi

Kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri, sot në Komunën e Vushtrrisë ka mbajtur takim me investitorët kompaninë BISEK nga Polonia, nga kompanitë lidere në Evropë në këtë fushë si dhe me banoret e Galicës dhe Dubovcit, për investimet që pritet të bëhen së shpejti në minierë.  

Pas këtij takimi kryetari Tahiri ka deklaruar se vlera e këtij investimi është 5 milion euro brenda 7 viteve të para. ‘Nga ky investim pritet të krijohen mbi 100 vende te reja të punës. Qeveria ka aprovuar shpronësimin e pronave të banorëve’, ka thënë Tahiri.

Me këtë rast ai ka theksuar se Komuna e Vushtrrisë është e përkushtuar për të krijuar ambient të sigurt për investime te huaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat