Komuna e Vitisë përfiton mbi 72 mijë euro për ndriçim

Kosova

Komuna e Vitisë përfiton mbi 72 mijë euro për ndriçim

Nga: Aziz Zuka Më: 4 tetor 2018 Në ora: 16:14
Viti

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka nënshkruar të enjtën një marrëveshje mirëkuptimi për bashkëfinancimin e
projektit “Ndërtimi i trotuareve, ndriçimit dhe hapësirave gjelbëruese “ me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL).

Vlera e përgjithshme e këtij projekti do të jetë 94,644.00 euro, kurse MAPL do të financoj këtë projekt në vlerë prej 72.350.00 euro dhe pjesa e mbetur prej 22,294.00 euro do të financohen nga Komuna e Vitisë.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, tha se me këtë projekt do të punohet shumë jo vetëm në infrastrukturën rrugore si në krijimin e trotuareve dhe ndriçimit publik që do të ndikojnë pozitivisht në sigurinë e lëvizjes së qytetarëve por me të do të krijohen edhe hapësira të gjelberta për qytetarët vitias.

“Ky projekt ka një rëndësi të veçantë për komunë e Vitisë, jo vetëm për faktin se do të punojmë në infrastrukturën rrugore por edhe për atë se më të do të krijojmë hapësira gjelbëruese për qytetarët tanë. Me këtë Vitia do të këtë një pamje edhe më të bukur si dhe do të ndikojmë pozitivisht në ngritjen e cilësisë së jetës. Unë dëshiroj ta falënderoj MAPL-në për gatishmërinë që ka treguar të bashkë financoj këtë projekt dhe ne si komunë do të kryejmë obligimet që dalin me marrëveshjen e nënshkruar”, u shpreh ndër tjerash Kryetari Haliti.

Përndryshe Komuna e Vitisë edhe në të kaluaren ka punuar shumë në këto fusha duke u vlerësuar edhe pozitivisht nga institucionet e ndryshme kredibile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat