Iniciativa qytetare Orllan dhe OJQ Sundimi i Demokracisë në Kosovë në bashkëpunim me banorët e Orllanit organizojnë sot protestë me moton “Mjaft me rrënime , duam investime”.
Kërkesat janë shqetësimi i banorëve te Orllanit nga rrënimet që po bëhen , krijimi i paqartësive nga institucionet përkatëse, kërkesa për një projekt zhvillimor ekonomik për Orllanin me rrethinë.
Përmes protestës kërkohet ndërprerja e rrënimeve, pa plan për investime .
Gjeni pa ndërhyrje thirrjen për protestë:
Orllani nga një Komunë qe ishte dikur me mbi 30.000 banorë është kthyer ne një vend me 3000 banorë , krejt kjo ka ndodh si mungesë e investimeve nga institucionet tona , po nuk mungon rrënimi dhe shfrytëzimi i resurseve tona nga institucionet tona .
Ju bëjmë thirrje bashkëvendëseve qe janë banor dhe atyre qe janë shpërngulur nga Orllani dhe fshatrat përreth te bashkëngjiten ne Protestë te kërkojmë investime ne rrugët e 11 fshatrave përreth Orllanit , plan-Projekt për zhvillimin e turizmit qe te krijohen vende pune ne mënyrë te mos ketë shpërngulje te banorëve
MMPH dite me par ka marr vendim për rrënimin e disa objekteve te përkohshme qe gjenden përreth liqenit ne Orllan ku përfshihen edhe trasat e restoranteve
Në mungesë të vendeve të punës dhe nevojave tjera familjare, si shkollimi shëndetësia, punësimi, shumë banorë kanë ikur nga kjo zonë, duke krijuar një zonë gati të boshatisur e që në periudhën e fundit kohore zhvillimi i turizmit dhe hapja e disa restoranteve i kanë mundësuar shumë të rinjëve të kësaj treve që të punësohen dhe të njëjtit kanë gjetur një arsye për të mos u shpërngulur pasi janë punësuar në vendlindjen e tyre.
Vendimi për rrënimin e këtyre objekteve të vendosura përkohësisht, mund të ndikoj drejtpërdrejt në pamundësinë e jetesës për këta të rinjë dhe detyrimin e tyre të ikin për shkak se nuk ka ndonjë alternativë tjetër për punësim në këto treva.