Shënohet dita e patates

Kosova

Shënohet dita e patates

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 12:53
KadrI Veseli

Qyteti i patates, Vushtrria, ishte vendi ku u shënua manifestimi tradicional "Dita e Pastetës", ku u tha se heroizmi i sotëm është suksesi i një kompanie,kontributi në zhvillimin ekonomik dhe punësimi i të rinjëve.

Kjo ditë u tha se do të shënohet edhe me të tjera aktivitete që do të vazhdojnë gjatë ditës së sotme në këtë qytet.

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, i pranishëm në këtë manifestim, ka çmuar lart punën që bëjnë kultivuesit e patates dhe themeluesit e punëtorët e kompanisë 'pestova'.

Duke folur për rëndësinë që ka zhvillimi ekonomik në forcimin e shtetit dhe rritjen e mirëqenies së kosovarëve, ai ka thënë se ajo që kjo kompani dhe këta punëtorë po bëjnë duhet të shërbejë si model për të gjithë ne.

Veseli: Kjo që po bën Pestova është patriotizmi i sotëm

“Vipa chipsi eksportohet në katër vende të BE, imagjinoni në katër vende të Bashkimit Evropian të ekspertohet një produkt i Kosovës në një moment aktual ku Kosova ka një bilanc negativ tregtar, ky është patriotizmi, ky është heroizmi, kjo është ajo që i duhet Kosovës”, ka thënë ai.

Ndërkohë, kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, nuk e ka fshehur krenarinë për punën dhe mundin e fermerëve vushtrrias. Tahiri ka thënë se Pestova është një shembull i organizimit dhe bashkëpunimit të të gjithëve.

Tahiri: Duhet mbështetje për fermerët

"Si komunë, si institucione duhet të punojmë më shumë, t’i përkrahim bujqit e Vushtrrisë, fermerët e Vushtrrisë sepse kultivimi i patates nuk është aktivitet i lehtë. Në fakt një prej punëve më të rënda në bujqësi është prodhimi i patates dhe për këtë arsye bujqit dhe fermerët e Vushtrrisë meritojnë respektin më të madh sepse kanë arritur të shfrytëzojnë begatinë që na ka fal Zoti në tokën e begatshme të tokës tonë, duke krijuar një produkt sic është patatja", ka theksuar Tahiri.

I pranishëm ishte edhe ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural, Nenad Rikallo, i cili në fjalën është fokusuar te investimet që ka bërë ministria që ai drejton në zhvillimin e bujqësisë.

Rikallo: 6000 hektarë janë subvencionuar këtë vit

"Këtë vit kemi pasur 45 deri në 4.6000 hektarë që janë subvencionuar në mënyra të ndryshme. Prodhimin e patates kemi 3000 hektarë, ku më tepër se 100 fermerë merren me këtë lloj të prodhimtarisë dhe në vitin 2017 thuhet se janë prodhuar rreth 120 mijë tonelata patate" ka thënë Rikallo.

Ai shtoi se prodhimtaria e patates ka një rezultat shumë të çmuar dhe çdo vit po shkojnë në rritje.

Kurse, pronari i Vipa Chips, Bedri Kosumi tha se Pestova është një storie e suksesit edhe pse nuk ka qenë rrugë e lehtë.

Kosumi: Është një storie e suksesit

“Është një storie e suksesit të të gjitha institucioneve bashkë, pasi ka qenë një bashkëpunim dhe mbështetje e shkëlqyeshme i të gjithëve. Edhe objekti që po e inagurojmë tani është donacion i Ministrisë së Bujqësisë, i cili edhe vet holandezët që e kanë punuar, e kanë pranuar që është njëri ndër objektet më të mira që e kanë punuar, do të thotë kjo e mundëson ruajtjen e patates deri në fund të korrikut e për neve do të thotë shumë sepse më nuk kemi nevojë të marrim patate nga asnjë shtet vetëm nga shteti i Kosovës”, tha ai.

Ai pati edhe tri kërkesa për institucionet, duke thënë se fermerët mos ta paguajnë naftës si veturat luksoze, zgjerimi i sistemit të ujitjes, si dhe sigurimi i kulturave bujqësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat