Limaj homazhe para shtatores së heronjve Fehmi e Xhevë Lladrovci

Kosova

Limaj homazhe para shtatores së heronjve Fehmi e Xhevë Lladrovci

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 16:09
Limaj para shtatores së heronjve Fehmi e Xhevë Lladrovci

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, bëri sot homazhe para shtatores së heronjve të Kombit, Fehmi Lladrovci e Xhevë Lladrovci në Drenas dhe homazhe në kompleksin e dëshmorëve në Marinë të Skenderajt.

Ai tha se së bashku me degët e Nismës nga Drenasi kanë ardhur të bëjnë nderime para dy heronjve të kombit.

"Kështu do të vazhdojmë edhe në Marinë. Me vendosjen e këtyre dy shtatoreve në shesh, sheshi është shumë më mirë dhe çojnë mesazhin se me luftën e tyre ne gëzojmë lirinë", u shpreh Limaj.

Ndryshe, më 20 shtator në 20-vjetorin e rënies janë zbuluar shtatoret e heronjve të kombit Fehmi Lladrovci dhe XhevëKrasniqi-Lladrovci, në sheshin e Drenasit.

Fehmi e Xhevë Krasniqi-Lladrovci, kanë rënë heroikisht gjatë luftimeve me armikun më 22 shtator të vitit 1998.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat