Pjesëtarët e komunitetit LGBT trajnohen si të mbrohen nga sulmet fizike

Kosova

Pjesëtarët e komunitetit LGBT trajnohen si të mbrohen nga sulmet fizike

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 20:42
Pjesëtarët e komunitetit LGBT

Pjesëtarët e komunitetit LGBT shpesh ka ndodhur të jenë cak i sulmeve fizike.

Të dielën në Prishtinë instruktori Stephan Wattimena disa prej tyre u tregoi se si mund të mbrohen nga sulmuesi.

“Mendoj se nuk është e nevojshme vetëm për komunitetin LGBT por për të gjithë, sepse sulme mund të ketë ndaj çdo kujt. Por komuniteti LGBT është më i nevojshëm sepse vazhdon të ketë njerëz të cilëve nuk ju pëlqen ky komunitet dhe ata mund të jenë target i tyre, është shprehur ai.

Një eksperiencë të tillë në rrugë thotë ta ketë pasur edhe Lendi Mustafa. Për këtë arsye ai mendon se trajnimet e vetëmbrojtjes, që po mbahen në kudër të “Javës së Krenarisë” janë të nevojshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat