Të gjelbrit kërkojnë që mos të votohet propozimi për importimin e veturave të vjetra

Kosova

Të gjelbrit kërkojnë që mos të votohet propozimi për importimin e veturave të vjetra

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 13:07
Foto ilustrim

Eko Lëvizja e Gjelbër, me anë të një komunikate i është drejtuar edhe njëherë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që mos ta votojnë propozimin e Komisionit për Zhvillim Ekonomik të këtij Parlamenti, për importimin e automjeteve më të vjetra se dhjetë vite.

“Komisioni i këtij Parlamenti, pa asnjë argument propozon që në Kosovë mund të importohen veturat me vjetërsi deri në 15 vjet. Me keqardhje duhet theksuar se ky komision, i quajtur për zhvillim ekonomik, me asnjë argument nuk e ka arsyetuar vendimin në fjalë. Ne thellë besojmë se importimi i veturave të vjetra në Kosovë, jo vetëm që thellësisht e dëmtojnë mjedisin, shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve, por që në asnjë mënyrë nuk ndikon në zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

Eko Lëvizja e Gjelbër, për herë të dytë i drejtohet Parlamentit të Kosovës, që mos ta votoj këtë propozim, duke pas parasysh që mjedisi në Kosovë edhe tani është në gjendje shumë të vështirë, i ndotur dhe i atakuar edhe nga shumë faktor të tjerë, shumë mirë të njohur për tërë ne dhe qytetarëve tan. 

“Është mirë të bazohemi edhe nga përvoja e vendeve  të rajonit e në veçanti Shqipëria e cila tanimë me vendimin e fundit, nuk mund të importohen vetura më të vjetra she dhjetë vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat