Haradinaj ngushëllon familjen Rexhepi - Bota Sot
Haradinaj ngushëllon familjen Rexhepi

Kosova

Haradinaj ngushëllon familjen Rexhepi

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 15:11
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj me anë të një statusi në rrjetin social Facebook ka ngushëlluar familjen e gazetarit Ibrahim Rexhepi me rastin e ndarjes së tij nga jeta.

Haradinaj ka thënë se Rexhepi shquhej për vrojtimin e mprehtë të realitetit politik dhe ekonomik në vend.

Postimi i Haradinajt:

Me pikëllim e mora lajmin për shkuarjen në amshim të gazetarit shumëvjeçar dhe analistit për çështjet ekonomike, Ibrahim Rexhepi.

I ndjeri shquhej për vrojtimin e mprehtë të realitetit politik dhe ekonomik në vend, duke qenë sëfundi edhe këshilltar i Ministrit të Zhvillimit Ekonomik.

Ngushëllime të thella familjes, komunitetit të gazetarëve dhe miqve.

U prehtë në paqe!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...