Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka ngushëlluar familjen e gazetarit Ibrahim Rexhepi i cili sot ka ndërruar jetë.
Veseli ka thënë se Rexhepi i ka dhënë shumë gazetarisë e sidomos asaj për ekonomi.
Postimi i Veselit:
Ibrahim Rexhepi i ka dhënë shumë gazetarisë, në veçanti asaj për ekonominë. Si një kritik dhe vështrues i rregullt, kontribuoi qe idetë për zhvillim ekonomik të avancohen. Ngushëllime familjes, kolegëve dhe miqve për ndarjen e tij nga jeta.