Një shtyllë elektrike në Magjistralen Podujevë-Prishtinë po rrezikon banorët e fshatit Llapashticë të Komunës së Podujevës.
Banorët e këtij fshati po frikësohen se telat e ngarkuar me tension që janë shkëputur nga shtylla mund të bien mbi asfalt.
Shkaku i kësaj shtylle elektrike, dy lagje kanë mbetur në terr.
Rreziku mbetet të telat të cilët në çdo moment mund të bien mbi sipërfaqen e tokës dhe të rrezikojnë banorët që qarkullojnë në këtë pjesë.