Vazhdon projekti i rregullimit të shtratit të lumit Llap

Kosova

Vazhdon projekti i rregullimit të shtratit të lumit Llap

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 16:15
Lumi Llap

Në Podujevë është duke u realizuar edhe një fazë e zgjerimit dhe rregullimit të Lumit Llap.

Kryetari i Komunës, Agim veliu, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ky projekt do të kompletohet dhe përmbyllet me realizimin e tij përgjatë shtratit të lumit, deri në rrugën magjistrale.

“Sot, përcolla nga afër zhvillimin e punimeve në zgjerimin dhe rregullimin e shtratit të lumit Llap në pjesën e mbetur në qytet. Ky projekt do të kompletohet dhe përmbyllet me realizimin e tij përgjatë shtratit të lumit, deri në rrugën magjistrale”, ka shkruar Veliu në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat