Graçanica i fal tokë Fushë-Kosovës, Vetëvendosje thotë se ajo po bën spastrim etnik - Bota Sot
Graçanica i fal tokë Fushë-Kosovës, Vetëvendosje thotë se ajo po bën spastrim etnik

Kosova

E premte, 19 tetor 2018

Graçanica i fal tokë Fushë-Kosovës, Vetëvendosje thotë se ajo po bën spastrim etnik

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 19:32
Graçanica i fal tokë Fushë-Kosovës

Graçanica ka vendosur t’ia falë Fushë Kosovës, pa asnjë kompensim, rreth 60 hektarë tokë, konkretisht fshatin Uglar dhe Zonën Kadastrale Preoc, ku ndodhet lagjja Marigona.

Kuvendi Komunal i Fushë Kosovës, me shumicë votash, ka miratuar marrjen e kësaj hapësire nga Graçanica, por vulën kryesore pritet ta japë Kuvendi i Kosovës.

Kundër vendimit kanë dalë një pjesë e opozitës, përfshirë asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët nuk besojnë në zemërgjerësinë e Graçanicës.

Sipas tyre, Graçanica po bën pastrim etnik, duke i hequr nga zona e vet dy fshatrat shqiptarë.

Por nuk mendon kështu kreu i Fushë Kosovës, Burim Berisha. 

Ai thotë se nga ky vendim përfitojnë banorët e këtyre fshatrave, të cilët edhe ashtu kanë qenë të diskriminuar, pasi asnjëherë Graçanica nuk ka investuar në to.

Kryetarja e degës së Vetëvendosjes në Fushë Kosovë, Albana Gashi, ka thënë se ky vendim i dy kuvendeve komunale, Graçanicës dhe Fushë Kosovës, është antikushtetues. 

Ka reaguar edhe Partia e Pavarur Liberale Serbe, e cila ka theksuar se asamblistët e saj në Graçanicë kanë kundërshtuar faljen e qindra hektarëve tokë Komunës së Fushë Kosovës. 

SLS-ja ka thënë se kërkon që ky vendim i mjegullt dhe apatik të zhvleftësohet dhe insiston në formulimin transparent të kërkesës, pasi nuk e di nëse kërkesa është bërë nga Fushë Kosova apo nga Graçanica.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test