Gjeodeti pranon fajin, dënohet me 8 muaj burgim - Bota Sot
Gjeodeti pranon fajin, dënohet me 8 muaj burgim

Kosova

E premte, 19 tetor 2018

Gjeodeti pranon fajin, dënohet me 8 muaj burgim

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 15:30
Pamje nga gjykimi

Driton Hoti i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, dënohet me 8 muaj burgim me kusht.

Prokuroria pretendon se Hoti në mars të vitit të kaluar, në cilësinë e ekspertit të gjeodezisë, ka shfrytëzuar detyrën e tij duke tejkaluar kompetencat e tij me qëllim të përfitimit pasuror.

Paraprakisht Hoti kishte arritur marrëveshje me Prokurorinë mbi pranimin e fajësisë, për veprën që i ngarkohet.

Kjo marrëveshje është arritur me vullnet të lirë, ndërmjet prokurorit Agron Matjani dhe të akuzuarit Driton Hoti në praninë e avokatit të tij Azem Islamaj.

Avokati Islamaj i kërkoj gjykatës, që gjatë marrjes së dënimit të ketë parasysh rrethanat lehtësuese për të mbrojturin e tij.

Sipas aktakuzës, Hoti kishte bërë matjen kadastrale të gabueshme, duke e vënë objektin e lojërave të fatit në afërsi të drejtpërdrejtë me objektet arsimore, institucioneve historike e fetare dhe të pronës komunale, raporton kallxo.

Këto objekte sikurse lojërat e fatit duhet të vihen së paku 500 metra larg institucioneve të tjera.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test