Korrigjimi i kufijve e dëmton sovranitetin e Kosovës - Bota Sot
Korrigjimi i kufijve e dëmton sovranitetin e Kosovës

Kosova

E diel, 21 tetor 2018

Korrigjimi i kufijve e dëmton sovranitetin e Kosovës

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 16:39
Foto

Ideja për korrigjimin apo ndarjen e kufijve është ide e dështuar e cila e rrezikon edhe sovranitetin e Kosovës.

Kështu u tha në konferencën ndërkombëtare me temën “Kërcënimet dhe sfidat ndaj sovranitetit të Kosovës” e organizuar nga Instituti Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED), dhe Instituti i Universitetit të Columbisë.

David Phillips nga Ky Institutu idenë e korrigjimit apo shkëmbimit të territoreve të Kosovës e ka konsideruar si ide të dështuar.

Sipas tij  sovraniteti i Kosovës rrezikohet nga prania e Serbisë, Rusisë dhe Turqisë.

Sipas tij,  Rusisë nuk i intereson për serbët e veriut të Kosovës dhe Serbinë, por synim i Rusisë është minimi i ndikimit të Amerikës dhe NATO-s në Kosovë.

Kurse, Turqia  sipas tij po tenton të eksportojë në Kosovë ekstremizmin në maskën e bashkëpunimit, por që shqiptarët janë nacionalist dhe jo islamistë.

Phillips: Ndryshimi i kufijve ide e dështuar

 

“Ndryshimi i kufijve është një ide e dështuar tanimë do jetë e rrezikshme dhe tejet destabilizuese dhe paraqet dështimin e shoqërisë ndërkombëtare, pra ne duhet të mendojmë në mënyrë kreative për idetë e reja për fuqi nga Qeveria e Kosovës ndaj autoriteteve vendore që do jenë një progres i vërtet që mund të matet me një matës të vetëm që është normalizimi që do të thotë njohje nga Serbia për Kosovën, si një shtet i pavarur dhe sovran”, ka thënë Phillips.

Kurse, profesori i Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Agon Demjaha e ka quajtur lojë të rrezikshme shkëmbimin e territoreve duke thënë se kjo ide e dëmton sovranitetin e Kosovës.

Demjaha tha se shumë marrëveshjeve mes dy vendeve janë bllokuar ose zbatuar pjesërisht, dhe dialogu si i tillë nuk duhet të vazhdohet.

Sipas tij nëse ndodh shkëmbimi i territoreve, do të thoshte dështim i aleancave perëndimore.

Demjaha: Korrigjimi i territorit e dëmton sovranitetin

 

“Mënyra se është strukturuar dialogu nuk është dialog në mes dy vendeve të pavarura, por dialog në mes të Prishtinë dhe Beogradit që drejtpërdrejt e kërcënon sovranitetin e Kosovës, për me tepër pa pas ndonjë afat të qartë nuk është e sigurt se sa do të marr kohë kjo të pritet se sa do të ofroj dialog  kjo në të njëjtën kohë prolongon sovranitetin e Kosovës dhe të tërë popullatën e saj..Ndarja apo korrigjimi i territoreve që është përmendur si zgjidhje apo rezultat përfundimtar i dialogut të Brukselit dhe kjo jo vetëm që mund ta dëmtoj sovranitetin e Kosovës por mund t’i dëmtoj edhe përshtypjet e vendit”, ka thënë Demjaha.

Drejtori ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, Florian Qehaja tha se ideja për shkëmbimin e territoreve duhet të eliminohet sepse është e dëmshme.

Ai tutje shtoi se Serbia është duke punuar për normalizim të marrëdhënieve që sipas tij, nënkupton ndarje dhe për minimumin e të arriturave të Kosovës në planin e brendshëm dhe të jashtëm.

Qehaja:  Serbia e ofron njohjen ndaj Kosovës vetëm në kontekstin e territorit

 

“Serbia konsideron se nëse dështon plani i normalizimit nëpërmjet ndarjes sepse ata nuk e shohin shkëmbimin si opsion, por e shohin ndarjen dhe oferta e tyre është e qartë ndarja e Kosovës dhe pjesa tjetër e Kosovës të jetë nën asociacionin e komunave serbe sipas konceptit të arritur në Bruksel mbase me një kompetencë më ekzekutive, dhe mbi të gjitha ajo çka po vërehet tek disa çështje ndërkombëtare që ky opsion mund të tjetër i pranishëm për vetë faktin që njohja ofrohet nga ana e Serbisë dhe njohja është ngritur, aq shumë është ngritur çmimi që vetëm me kontekst të territorit mund të ofrohet nga ana e Serbisë“ ,ka deklaruar Qehaja.

Qehaja tutje tha se skenari i status qous  nuk është i përshtatshëm për Kosovën.

Robert Muharremi nga AUK-u tha se dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë ka hyrë në një fazë tjetër pa një ide të qartë kur po flitet për korrigjim apo ndarje të territoreve.

Muharremi: Kur flasim për korrigjim të kufijve kemi dy koncepte të ndryshme.

 

“Po kalojmë në një fazë tjetër ku nuk po flitet më për integrim, por po përmendet korrigjimi i kufijve, ndarja, përshtatje e vijave kufitare por nuk e kemi idenë e qartë se çka do të thotë kjo. Duke se edhe ata që po bisedojnë çofshin Thaçi ose Vucici nuk e kanë ndoshta idenë e njëjtë për çka po flasin, presidenti foli për korrigjim të kufijve jo në baza etnike, ndërsa disa ditë më vonë del Daçiq dhe tha se nëse flasim për korrigjim të kufijve atëherë nuk është puna vetëm tek Mitrovica, por është në pyetje edhe me komunat me shumicë serbe në jug të Ibrit...Kështu që flasim për korrigjim të kufijve por më duket se kemi dy koncepte plotësisht të ndryshme”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test