Haliti priti në takim përfaqësuesit e UNICEF-it për Kosovë - Bota Sot
Haliti priti në takim përfaqësuesit e UNICEF-it për Kosovë

Kosova

E diel, 21 tetor 2018

Haliti priti në takim përfaqësuesit e UNICEF-it për Kosovë

Nga: Aziz Zuka Më: 11 tetor 2018 Në ora: 17:48
Nga takimi në Viti

Zv. shefi i Zyrës së UNICEF-it për Kosovë  James Mugay  dhe Dr. Agron Gashi janë pritur të enjten në një takim nga Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Drejtoresha e QMKF-së së Vitisë, Dr. Vjollca Kadolli-Halili. Gjatë këtij takimi është biseduar mbi vizitat shtëpiake për nëna dhe fëmijë që po bëhen në familjet vitiase.

Kryetari Haliti ndër tjerash ka folur edhe për punën që po bëjnë institucionet komunale që të ofrojnë shërbime sa më të mira për qytetarët vitias. “Institucione komunale të Vitisë në bashkëpunim të plotë me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, mbesin të përkushtuar që përkundër mungesave të stafit dhe sfidave që paraqiten që të jemi sa më afër qytetarit me shërbime sa më të mira. Kjo që është edhe prioritetin ynë", u shpreh Kryetari Haliti.

Ndërkaq zv.shefi i Zyrës së UNICEF-it, James Mugaju u shpreh se ai ndihet impresionuar me përkushtimin e kryetarit si lidership duke potencuar se UNICEF-i është e gatshëm që të përkrah këtë komunë në realizimin e vizitave për nënat dhe fëmijët. Ai shtoi se ata do të mundohen të përkrahin Vitinë edhe në sfidat tjera me të cilat ballafaqohet kjo komunë.

Gjithashtu, përfaqësuesit e Zyrës së UNICEF-it të shoqëruar nga Kryetarit Haliti, Drejtorit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Basri Aliu dhe drejtoreshës Kadolli-Halili, kanë vizituar edhe një familje vitiase që është përfituese e vizitave shtëpiake të cilat në Viti po bëhen falë bashkëpunimit të kësaj komune me UNICEF-in dhe Ministrinë e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test