Kurti: Fatos Arapi ishte një ndër poetët kulmorë - Bota Sot
Kurti: Fatos Arapi ishte një ndër poetët kulmorë

Kosova

E diel, 21 tetor 2018

Kurti: Fatos Arapi ishte një ndër poetët kulmorë

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 18:31
Fatos Arapi

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti duke ngushëlluar familjen Arapi dhe lexuesit e poetit, ka deklaruar se me hidhërim ka dëgjuar lajmin e vdekjes së shkrimtarit, Fatos Arapit.

Postimi i Kurtit në Facebook:

Me hidhërim dëgjova për lajmin e vdekjes së shkrimtarit, e veçanërisht poetit, Fatos Arapit. I lindur në 1929 në Zvërnecin e bregdetit vlonjat, ai u nda nga jeta sot, në moshën 89 vjeçare, si një ndër poetët kulmorë, për mendimin tim, të gjuhës shqipe. Formimi i tij prej matematicieni reflektohet në përkujdesjen për detajin estetik tek vargjet e tij, por edhe tek thellimi i mendimit dhe braktisja e figuracioneve të lehta e të euforisë.

Ngushëlloj familjen dhe lexuesit e tij për humbjen e madhe, që është humbje edhe për letërsinë e kulturën shqiptare.

Në vjershën “Tungjatjeta vetmia ime” ai shkruan:

... Unë eca brenda vetes sime.  Atje, një shpresë e vogël, e hidhëruar, e fyer  Rrëzoi sy e qepallë në dhe:  As ti nuk ma dhe dorën te ngrihem  Kaq shumë kisha shpresuar…  Shpresa? Vetë shpresa shpresonte nga unë?!  Tani nuk kam më fuqi  As të trishtohem…  ... Pegasëve te mi nuk u lind çdo ditë  Nga një flatër nën sqetull…  Por unë e di:  Ka vetëm një varr për tiranët – liria!

Ndërsa te vjersha “Ti mos më lër vetëm” shkruan:

Unë jam parë sy – më – sy me jetën,  Unë jam ngrënë dhëmb – më – dhëmb me vdekjen.  Dhe jeta dhe vdekja ishin të egra  Ti mos më lër vetëm.  Tiranët më njohën, në firomë u prenë  Më ndjenë që erdha, në zemër u zbehnë  E di: me ta do përleshem prapë nesër  Ti mos më lër vetëm  Liria ime është si jam vetë  I vdekur? – U ngrita: Sërish më thërrasin…  Prej meje kërkojnë dhe jetën dhe vdekjen  Ti mos më lër vetëm

Thirrja për t’ia dhënë dorën shpresës sonë të braktisur që qëndron brenda nesh, paracaktimi i lirisë si varr për tiranët, përcaktimi i lirisë që është si vetë vetja jonë, e thirrja për të mos e lënë vetëm njëri-tjetrin do të mund të ishin pjesë e një manifesti politik të kohës sonë, por ky nuk është momenti. I paharruar, Fatos Arapi!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test