Paditet Komuna e Vushtrisë për mos respektim të barazisë gjinore - Bota Sot
Paditet Komuna e Vushtrisë për mos respektim të barazisë gjinore

Kosova

E premte, 19 tetor 2018

Paditet Komuna e Vushtrisë për mos respektim të barazisë gjinore

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 22:15
Komuna e Vushtrisë

Ministria e Drejtësisë, me datë 8 tetor 2018 nëpërmjet një shkrese përcjellëse, ka njoftuar se ka paditur komunës e Vushtrisë, për shkak që nuk ka respektuar urdhërat e Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, gjatë procedurës së emërimit të anëtarëve të Komitetit për politikë dhe financa.

Ky veprim i komunës së Vushtrisë i është nënshtruar kontrollit të ligjshmërisë nga MAPL dhe është konstatuar se akti si i tillë është në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi.

Vendimi i kuvendit të komunës së Vushtrisë, kishte paraparë emërimin e 9 anëtarëve në Komitetin për politikë dhe financa por që bie në kundërshtim me Ligjin për Barazi Gjinore, Nr.05/L-20, sepse nuk ka garantuar përfaqësim të barabartë të grave në këtë trup ndihmues të punës së kuvendit.

Nga 9 anëtarë të emëruar, kuvendi komunal i Vushtrisë, kishte zgjedhur 3 gra dhe 6 burra, veprim i cili shkel kriterin që përcaktohet në ligjin për Barazi Gjinore që thotë se: “ Përfaqësimi i barabartë gjinor në gjitha organet legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore dhe institucionet tjera publike arrihet kur sigurohet përfaqësim minimal prej pesëdhjetë përqind (50%) për secilën gjini, përfshirë edhe organet e tyre drejtuese dhe vendimmarrëse”.

Sipas shkresës njoftuese të ministrisë së Drejtësisë, nr.010-147/5 i datës 8 tetor 2018, Kuvendi i Komunës së Vushtrisë, konform nenit 82.2 të Ligjit nr. 03/L040 për Vetëqeverisjes Lokale, nuk ka ndërrmarë asnjë veprim konform kërkesës së MAPL-së për shqyrtim dhe harmonizim të aktit me legjislacionin në fuqi, dhe si rrjedhojë, Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, konform nenit 82 të Ligjit nr. 03/L040 për Vetëqeverisjes Lokale, ka dërgu aktin Nr.23/18 të Komunës së Vushtrisë për emërimin e anëtarëve të Komitetit për politikë dhe financa në gjykatën kompetente.

Më datë 7 shkurt 2018, MAPL, i kishte dërguar komunës së Vushtrisë kërkesën për rishqyrtim të aktit, kurse kuvendi i Komunës së Vushtrisë nuk kishte ndërrmarë asnjë veprim konformë kërkesës së MAPL-së, duke shkelur dispozitat ligjore në fuqi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test