Instituti i Medias i Kosovës zhvillon projekt ndërkombëtar trajnues - Bota Sot
Instituti i Medias i Kosovës zhvillon projekt ndërkombëtar trajnues

Kosova

E diel, 21 tetor 2018

Instituti i Medias i Kosovës zhvillon projekt ndërkombëtar trajnues

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 08:17
Ilustrim

Instituti i Medias i Kosovës në bashkëpunim me Rrjetin e Profesionalizimit të Mediave të Evropës Juglindore (SEENPM ) nga 1 Korrik 2018 deri me 1 Maj 2019 po zhvillon projektin "Shkallmimi i keqinformimit".

Për çdo javë do të raportohet për informacionet e pasakta në mediat vendore, si dhe do të bëhet analiza e shkaqeve dhe pasojave të informacioneve të vërtetuara si të pasakta, ka thënë Kryetari i bordit të IMK-se, Fazli Veliu , duke deklaruar se ky projekt do të mundësojë hartimin e një strategjie për profesionalizimin e Medias Kosovare duke identifikuar shkaqet e ngecjeve dhe problemet bazike të shoqërisë.

Për 10 muaj rresht, në bazë të raportimeve të thukta javore, mediat vendoredo të jenë nën llupën e studiuesve më prestigjiozë botërorë të hulumtimit të mediave.

Në kuadër të këtij projekti disa gazetarë vendor do të trajnohen në Pragë të Çekisë dhe mësimet e marra do t'ua përcjellin 50 gazetarëve të rinj në Kosovë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test