Kryetari i komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, ka sqaruar vendimin për ndalimin e punimeve të kompanisë “Bechtel-Enka” në punimet për autostradën Prishtinë-Hani i Elezit, pas orës 23:00 me arsyetimin se po iu shkakton zhurmë banorëve përreth.
Ai tha se pas shumë ankesave drejtuar kompanisë është vendosur që sot (të premten) të mbahet një takim në orën 14:00 mes komunës dhe Drejtorit Gjeneral të kompanisë për të diskutuar rreth kësaj çështjeje.
Ndërkaq Klan Kosova ka provuar të kontaktojë edhe me zëdhënësen e kompanisë “Bechtel-Enka”, Ela Ruçin, por ajo nuk ka qenë e qasshme.
Pos zhurmës vendimi i Sumës është arsyetuar edhe me dëmtimin e pronës publike dhe asaj private si dhe mbylljes së disa rrugëve ekzistuese.
“Përderisa kompania Bektel Enka nuk do t’i riparojë të gjitha dëmet e shkaktuara në pronat publike komunale dhe ato private të pa shpronësuara, komuna e Hanit te Elezit, nuk do të lejojë këtë kompani të shfrytëzoj pronën publike komunale”.