Vihet gurthemeli i përmendores së Skënderbeut në Zym të Hasit - Bota Sot
Vihet gurthemeli i përmendores së Skënderbeut në Zym të Hasit

Kosova

Vihet gurthemeli i përmendores së Skënderbeut në Zym të Hasit

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 18:23
Gashi vendosi gurthemelin e shtatores së Gjergj Kastriot Skënderbeut

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka qëndruar gjatë ditës në Zym të Hasit më ç`rast vendosi gurthemelin e shtatores së Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Gashi mori pjesë në Manifestimin tradicional Takimet e Gjeçovit, ku tha se Zymi i Hasit është epiqendër e zhvillimit të një prej ngjarjeve më të mëdha në regjionin e Prizrenit.

“Kjo ngjarje është e pakrahasueshme edhe për shkak të ruajtjes së vazhdimësisë si ngjarje e veçantë”, ka thënë Gashi.

I pari i Kulturës në vend, Shtjefën Gjeçovin e portretizoi si një personalitet të shquar të kombit veçanërisht për mbledhjen argumentimin dhe dokumentimin e historisë dhe kulturës së popullit tonë, ndërsa e dha edhe një premtim para të pranishmëve.

“Që të gjithë jemi dëshmitar se Shtjefën Gjeçovit po i mungon një personalitet i madh prandaj jam sot këtu në emër të Qeverisë por edhe si Ministër i Kulturës të ju them se vitin e ardhshëm këtu do ta inaugurojmë edhe shtatoren e Pejtër Bodanit”

Gashi tha se Ministria që e udhëheq ai është e përkushtuar që t’i mbështes fuqishëm manifestimet e mëdha.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...