Presidenti i vendit Hashim Thaçi, bashkë me ish-kryetarin e Komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku, kanë vizituar sot Hetem e Rrustem Gecin, të cilët u liruan dje nga burgu.
Lajmin e ka bërë të ditur Lushtaku, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, përcjell Bota sot.
Ai ka thënë se është gëzuar që vëllezërit Geci, i janë kthyer familjes dhe shoqërisë.
Postimi i plotë i Lushtakut:
Bashkë me Presidentin Thaçi, ishim për vizitë në Llaushë pas lirimit nga burgu të vëllëzërve Hetem dhe Rrustem Geci. U gëzuam që më në fund ata ju kthyn familjes dhe shoqërisë. SL