Kryetari i Vushtrrisë përkrah protestën, por kërkon zhbllokimin e rrugës - Bota Sot
Kryetari i Vushtrrisë përkrah protestën, por kërkon zhbllokimin e rrugës

Kosova

Kryetari i Vushtrrisë përkrah protestën, por kërkon zhbllokimin e rrugës

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 11:57
Protesta në Vushtrri

Dhjetra banorë të disa fshatrave në Vushtrri kanë bllokuar rrugën në shenjë proteste ndaj mosasfaltimit të rrugës kryesore që lidh vendbanimet e tyre.

Gjatë protestës banorët kanë kërkuar nga Presidenca dhe Qeveria e Kosovës që të ndajnë mjetet për asfaltimin e rrugës.

“Kërkojmë nga ju që të merrni masa për përfundimin e kësaj rrugë brenda vitit. Kërkojmë që vendimi të merret brenda javës së ardhshme, nëse nuk plotësohet do të protestojmë edhe para Qeverisë”, tha njëri protestues.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, tha se kanë dalë në protestë për t’i përkrahur banorët, por që sipas tij rruga nuk duhet të bllokohet.

“Si qeverisje komunale, ne kemi përkrahur kërkesat  drejta të banorëve. Gjendja është e rëndë dhe qeveria ka hapësisë që të vendos mjetet e nevojshme që banorët të mos hynë në dimër në këtë gjendje. Nuk duhet të bllokohet rruga sepse na duhet lëvizja e lirë, por ne jemi në përkrahje të protestës dhe kulturës së lartë të juajën”, tha Tahiri.

Protestuesit më pas e liruan rrugën dhe protestën e shpallën të mbyllur.

Protestën e ka përkrahur edhe nënkryetari i Komunës së Vushtrrisë, Besim Muzaqi.

Ai, madje, ka kërkuar nga qytetarët që të përkrahet protesta e banorëve të 18 fshatrave të Vushtrrisë, për shkak të mospërfundimit të rrugës ‘R220’.

Përmes një shkrimi në Facebook, Muzaqi ka shtuar se vonesat për realizimin e kësaj rruge nuk janë të rastësishme e as teknike.

“Përkundër kërkesave nga Qeverisja Lokale e Vushtrrisë dhe bashkëpunimit të ofruar Qeverisë së Kosovës, ajo nuk e sheh si prioritet përfundimin e kësaj rruge qe lidhë së paku 27 fshatra të tre komunave. Më shumë shihet si ‘potencial për vjelje votash’ dhe prerje shiritash inaugurues atëher kur “janë n’zor”! Prandaj 1.9 milionët e planifikuar nuk nënshkruhen e që punët të përfundohen dhe jeta e atyre banorëve sadopak të lehtësohet”, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas tij, inatet në mes ministrave të PDK-së dhe AAK-së po rrezikojnë shëndetin e mijëra banorëve që jetojnë afër kësaj traseje, “pluhuri i të cilës ka mbulu gjithçka andejpari duke shkatërru edhe bimësinë ndërsa për pasojat në shëndet do të flasin statistikat e sëmundjeve respiratore!”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...