Serbia në panik! Kosova tani më afër anëtarësimit në INTERPOL - Bota Sot
Serbia në panik! Kosova tani më afër anëtarësimit në INTERPOL

Kosova

Serbia në panik! Kosova tani më afër anëtarësimit në INTERPOL

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 10:26
INTERPOL

Ardhja e një personi në krye të Interpolit nga një vend i cili e njeh pavarësinë e Kosovës do të thotë shans i madh që ky shtet ‘i panjohur’ të pranohet në organizatën e policisë, por kjo nuk do të thotë se shanset janë edhe aq të mëdha. Serbia duhet të vazhdojë luftën, shkruajn mediat serbe.

Gazeta citon ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacollin i cili deklaroi se është optimist për pranimin e Kosovës në Interpol.

Shanset e pranimit të Kosovës në organizatën e policisë janë rritur pasi tani në krye të saj erdhi Kim Jong Jang nga Korea e Jugut, vend ky që e njeh pavarësinë e Kosovës.

Kim erdhi në krye të organizatës ndërkombëtare të policisë pas kinezit Menga Hongwei i cili u akuzua për korrupsion

Zyrtarët e Kosovës në mars janë shprehur të gatshëm të aplikojnë në Interpol ndërsa ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq gjatë muajve të kaluar iu ka dërguar një letër të gjithë anëtarëve të Interpolit ku thotë se kërkesa e Kosovës nuk ka bazë.

Pasi që Korea e Jugut është një aleat i Shteteve të Bashkuara kjo ka ngjallur frikë te serbët se Kosova do të pranohet në Interpol.

Roli i Amerikës në tërësi theksohet edhe nga ish shefi i BIA-së, Andrija Saviq i cili ka deklaruar se ndikimet e forcave të mëdha janë të pranishme edhe në Interpol.

“Mendoj se të gjitha varen nga qëndrimi i SHBA-ve por është e vështirë të thuhet se do të ndryshohet gjithçka. Konkludojë se të gjitha opsionet janë të mundshme”, ka shtuar Saviq.

Ndërsa, analisti serb i sigurisë, Predrag Ceraniq ka thënë se Serbia duhet të vazhdojë të gjitha përpjekjet që Kosova të mos pranohet në këtë organizatë.

“Serbia duhet t’i bëj të gjitha përpjekjet, nuk ka relaksim, nuk ka afat. Duhet të vazhdojë beteja për legjitimitetin e Serbisë”, ka përfunduar Ceraniq.

Asambleja e përgjithshme e Interpolit do të mbahet në nëntor të këtij viti në Emiratet e Bashkuara Arabe. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test