ATK, diskutohen planet për të ardhmen

Kosova

ATK, diskutohen planet për të ardhmen

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 15:22
Menaxhmenti i lartë i ATK-së, ka mbajt punëtori dy ditore, lidhur me diskutimin e të arriturave të deri tanishme

Menaxhmenti i lartë i ATK-së, ka mbajt punëtori dy ditore, lidhur me diskutimin e të arriturave të deri tanishme, si dhe sfidat të cilat e presin administratën tatimore në të ardhmen.

Gjatë kësaj punëtorie u prezantuan rekomandimet nga raportet e institucioneve ndërkombëtare, të cilat monitorojnë punën e ATK-së, e që të cilat pritet të reflektojë në hartimin e planeve strategjike dhe operative të ATK-së për periudhën e ardhshme.

Sipas një komunikate, në punëtori u prezantuan ide-propozime për hartimin e Planit Strategjik, Strategjinë e Përmbushjes dhe Planit Operativ, si dhe u caktuan grupet punuese, të cilat do të merren me hartimin e drafteve finale të këtyre planeve.

Si përfundim, drejtori i ATK-së, Sakip Imeri, kërkojë nga të gjithë pjesëmarrësit e kësaj punëtorie, ku sipas përgjegjësive të marrin veprimet ligjore, në mënyrë që të përfundojnë me sukses detyrat e përcaktuara duke respektuara afatet kohore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat