Shala: Standardet kosovare të gjenerojnë rritje ekonomike

Kosova

Shala: Standardet kosovare të gjenerojnë rritje ekonomike

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 13:23
Endrit Shala

Agjencia Kosovare e Standardizimit me përkrahje nga projekti lëvizja e lirë e mallrave ka shënuar sot Ditën Botërore të Standardeve.

Në një konferencë ku u shënua kjo ditë, u bë prezantimi i logos së re të AKS-së.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka thënë se standardizimi në Kosovë është në rrugë të mbarë, veçse sfidë mbetët mospërfshirja e certifikimit në Agjencinë e Standardizimit.

Shala: Standardet kosovare të gjenerojnë rritje ekonomike

“Një sfidë për të gjithë ne mbetet ende mospërfshirja e certifikimit në Agjencinë Kosova të Standardizimit,  me ç’rast standardizimi kosovar do të bëhej më i fuqishëm, më suportues dhe standardet Kosova me bazë evropiane do të implementoheshin në një shkallë më të lartë. Unë kam kërkuar nga drejtuesit e AKS-së, që në ligjin e ri për standardizim ta plotësojnë edhe me udhëzimet administrative për certifikimin që standardet të implementohen në shkallën më të dëshiruar. Unë do të mbështes AKS-në në ngritjen e një sektori të certifikimit që ky shërbim të ofrohet nga institucionet tona”, tha ai. 

Shala ka nënshkruar udhëzimin administrativ për llogon e agjencisë së standardeve, si dokument që venodsë rregullat për përdorimin e kësaj llogo të agjencisë e cila do të jetë simbol i identifikimit të këtij organi shtetëror atandardizues.

Ndërsa, Libor Chlad, zëvendësshef për bashkëpunim në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë tha se ky është një projekt që fuqizon lëvizjen e lirë të mallrave.

Chlad: Roli i standardeve të harmonizuara kontribuon në integrimin e tregut

“Roli i standardeve të harmonizuara kontribuon drejtpërdrejtë edhe në integrimin e tregut duke krijuar edhe zhvillim të madh të ekonomisë, inovacione dhe lidership industrial. Andaj, është pjesë integrale dhe komponentë e rëndësishme e prioriteteve të Komisionit Evropian për iniciativa të ndryshme siç janë strategjitë për treg digjital”, tha ai. 

Kurse, Hafiz Gara, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Kosovare të Standardizimit, uroi që standardet të jenë sa më të pranishme në bizneset kosovare

Gara: Ta përmirësojmë debalancin eksport-import

“Uroj që standardet kosovare të jenë sa më të pranishme në bizneset kosovare që produktet dhe shërbimet tona të jenë sa më cilësore. Uroj që prodhuesi kosovar të jetë sa më i pranuar në treg dhe debalancin eksport-import ta përmirësojmë në favor të vendit tonë”, tha ai.

Përmdryshe, ministri Shala ka bërë thirrje që të krijojhet besimi në produktet tona vendore.

Ai ka sqaruar se raportet e AKS-së tregojnë që shitja e standardeve çdo vit është në rritje dhe se Kosova po bëhet më konkurruese me produktet dhe shërbimet e veta.

Ministri Shala, krejt në fund ka shtuar se duhet që standardet kosovare të gjenerojnë rritje ekonomike, të fuqizojnë prodhuesit kosovarë dhe produktet vendore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat