Anton Gojani: Ndërtimi i shkollave s’është parakusht për ngritjen e cilësisë

Kosova

Anton Gojani: Ndërtimi i shkollave s’është parakusht për ngritjen e cilësisë

Më: 16 tetor 2018 Në ora: 19:47
Anton Gojani

Sipas raportit të Bankës Botërore, fëmijët në Kosovë deri në moshën 18 vjeçare pritet të ndjekin 12.8 vite të shkollimit parafillor, fillor dhe të mesëm, por se kur vitet e tyre të shkollimit nivelohen për nga cilësia e arsimit, atëherë shkollimi i tyre është i barabartë vetëm me 7.7 vite, që do të thotë se ata kanë një mungesë prej 5.1 viteve të arsimit.

Bazuar në po të njëjtin hulumtim, një fëmijë i lindur në Kosovë do të jetë vetëm 56 për qind produktiv kur të rritet në krahasim me fëmijën që do të kishte arsimim komplet dhe shëndet të plotë.

Anton Gojani, njohës i arsimit, ka thënë se institucionet kanë punuar në strategji e dokumente për ngritjen e cilësisë së arsimit, por ato nuk kanë kryer punë.

“Raportetet e ndryshme vit pas viti kanë treguar që ne nuk jemi mirë në arsim. Është mirë që doli raporti i Bankës Botërore dhe ne po debatojmë”, ka thënë Gojani në Info Magazine.

“Ne kemi punuar në dokumente dhe strategji për zhvillimin e arsimit, por jemi ndër më të dobëtit në Europë”.

“Arsimi nuk duhet të mendohet me objekte dhe ndërtimin e shkollave, këto nuk janë parakushte për ngritjen e cilësisë”.

“Ne s’kemi mjete mësimore që përputhen më kurrikulën. Me tekstet e shkollave është bërë pazare”.

“Megjithatë mësuesit janë ata që e bëjnë ndryshimin. Duhet të bëjnë trajnime me rendësi, jo trajnime të llojit që, sikur kur blen diçka një euro”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat