Ministri Ismaili: Gjinekologjia me salla të reja të operacionit!

Kosova

Ministri Ismaili: Gjinekologjia me salla të reja të operacionit!

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 09:31
QKUK

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka bërë të ditur sot se kanë nisur investimet edhe në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.

Ai ka treguar se tashmë kjo klinikë është bërë me salla të reja të operacionit, ku janë blerë tavolina operative moderne dhe llamba operative që ofrojnë ndriçim të mjaftueshëm që operacionet të bëhen pa ndonjë problem.

Përveç tavolinave operative, ministri Ismaili ka njoftuar se janë blerë edhe 5 tavolina gjinekologjike, me mekanizma modern për të lehtësuar edhe punën e profesionistëve shëndetësor.

“Po i japim fund edhe gjendjes jo të mirë në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK. Për vite me radhë kjo klinikë ka funksionuar me pajisje të vjetra në sallat e operacionit, të cilat kanë vështirësuar punën e profesionistëve shëndetësorë. Kemi blerë tavolina moderne gjinekologjike, tavolina të reja operative dhe llamba operative për të gjitha sallat, për të rritur sigurinë dhe cilësinë e shërbimeve”, ka thënë ministri Ismaili.

Në fund, ai ka treguar se brenda pak ditëve, në këtë klinikë, do të ndërrohen edhe shtretërit për pacientet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat