Investitorët amerikanë të interesuar për investime në Pendën e Drenicës - Bota Sot
Investitorët amerikanë të interesuar për investime në Pendën e Drenicës

Kosova

Investitorët amerikanë të interesuar për investime në Pendën e Drenicës

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 19:37
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka pas sot një takim me Daniel P. Cannon,

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka pas sot një takim me Daniel P. Cannon, një bankier investiv i dalluar dhe avokatin e tij, Julian Brew, me të cilët është në kontakt ?tash e sa kohë në lidhje me insistimin e kryetarit Jasharit për të sjellë investime dhe zhvillim për qytetarët.

Daniel, i cili fillimisht ka ardhur në Kosovë i interesuar vetëm për investime në sektor të teknologjisë kryesisht në kryeqytet, tashmë ka një interesim jashtëzakonisht të madh për investime specifike edhe në sektorë tjerë në komunën e Skenderajt.

“Pasi qëndruam së bashku për pak kohë në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ku mysafirët kërkuan të shohin vetë një pjesë të rëndësishme të historisë së Kosovës dhe për të treguar respektin e tyre për dëshmorët dhe përpjekjet e Kosovës për liri, ne vizituam fshatin Kuqicë, nga ku edhe i informova nga afër për potencialin që ofron kjo pjesë e komunës sonë, për realizimin e Pendës së Drenicës”, është shprehur kryetari i Komunës së Skenderajt.

Sipas tij, projekti i Pendës së Drenicës, do të sjellë të mira jo vetëm për qytetarët e Skenderajt, por për më shumë se 200 mijë banorë që do të zgjidhnin një herë e përgjithmonë problemin e furnizimit me ujë të pijshëm, sikurse që do të përfitonte edhe sektori i bujqësisë.

“Si në çdo takim tjetër me investitorë të huaj, edhe miqve të mi sot u thash se nën qeverisjen time, çdo investim, qoftë i huaj apo vendor, do të jetë i mbrojtur dhe i qetë pa rrezikun e mit-marrjes apo veprimeve tjera të shëmtuara që dëmtojnë investitorët dhe shtetin tonë”, tha Jashari.

Ndryshe, gjatë muajit dhjetor, një ekip ekspertësh të inxhinierisë nga SHBA do të vizitojnë Drenicën, për të kryer një studim më të detajuar të fizibilitetit, për të vazhduar me hapa konkretë për realizimin e projektit strategjik të Pendës së Drenicës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...