Prokuroria nis përmirësimin e aktakuzës për veteranët, OVL-UÇK kërkon rivlerësimin e 65 mijë emrave

Kosova

Prokuroria nis përmirësimin e aktakuzës për veteranët, OVL-UÇK kërkon rivlerësimin e 65 mijë emrave

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 20:22
Foto ilustruse

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka filluar punën për përmirësimin e pikave të kërkuara nga Gjykata për rastin “veteranët”.

Prokurori Special i Shtetit, Sylë Hoxha, në një bisedë  tha prokuroria është ka merret me rastin dhe tani po evidentohen “gabimet” e aktakuzës të vlerësuara nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

“Po, jemi duke punuar në atë drejtim me i evituar ato rrethana të cilat i ka vërejt Gjykata. Do t’i plotësojmë ato sipas vërejtjeve të Gjykatës”, ka thënë Hoxha.

Sipas tij, detajet rreth aktakuzës do të kumtohen më vonë, kur gjithçka të jetë gati, por Hoxha sërish nuk ka treguar se për cilat pika është kërkuar plotësim/ndryshim.

Hysni Gucati, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, i tha se nuk janë njoftuar, por as nuk kanë kërkuar informacione për këtë çështje nga Prokuroria deri më tani.

“Me prokurorinë nuk kemi fol ende, është i ngarkuar avokati, Gafurr Elshani, por as ai nuk ka folur ende. Ne nuk kemi kërku që të rishqyrtohen vetëm 20 mijë veteranët, por kemi kërku që të bëhet rivlerësim për të gjithë veteranët, 65 mijë, të gjithë ata aplikacioni dhe të ndahen kush është veteranë dhe kush nuk është”, ka thënë ai.

Me vendimin e Gjykatës u la të kuptohet se rasti “veteranët” nuk do të kthehet në pikën zero, por Gucati thotë se rasti duhet të kthehet në rishqyrtim, duke përfshirë 65 mijë emrat e veteranëve, e jo vetë 20 mijë që janë të paraqitur në aktakuzë.

“Nuk dihet hale nëse rasti do të kthehet në rishqyrtim i gjithi. Nuk kemi marr asgjë me shkrim deri tani ani pse kemi kërkuar nga prokuroria të na njoftoi. Na nuk kemi çka të bëjmë, nëse shteti ka pare me ju jap hajnave le t’iu jep sa të mundet”, ka thënë ai.

Mirëpo kryetari i OVL-UÇK-së, thotë se në listat qe kishte publikuar me emra të veteranëve që kanë përfituar kundërligjshëm nga buxheti i shtetit, ka pasur edhe ushtarë të vërtet, madje edhe komandantë.

“Këtu ka ushtarë të vërtetë, ka mbi 2500 emra që janë ushtarë të vërtetë, ai nuk guxon që gjithë këta emra të hiqen prej listës, aty ka edhe themelues të UÇK-së edhe janë mbi 300 komandantë të ndryshëm”, thotë mes tjerash ai.

Tani për tani OVL-UÇK nuk ka ndonjë plan sesi do të veprojë, kryetari i kësaj organizate ka thënë se do të bisedojnë më instancat më të larta shtetërore.

Deri tani nuk kanë plan se si do të veprohet, deri sa të merret vesh puna me Prokuroi se çfarë do të bëhet si do të shkohet. Do të flasim edhe me kryeministrin Ramush Haradinaj, kryeparlamentatin Kadri Veseli. Më pas do të shikohet se si do të veprojmë.

Kujtojmë, se Gjykata Themelore në Prishtinë ka kthyer aktakuzën mashtrimet në listat e veteranëve për përmirësim dhe qartësim në Prokurorinë Speciale.

Aktakuza e ngritur nga Prokuroria Special ndaj Agim Çekut si kryetar i komisionit qeveritar për verifikimin e statusit të veteranit dhe 11 të akuzuarve të tjerë, është kthyer sërish në duar të Prokurorisë.

Ndryshe, më 14 shtator Prokuroria Speciale e Kosovës, kishe ngritur aktakuzë kundër 12 anëtareve të Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve të luftës së UÇK-së.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ngriti aktakuzë kundër: Agim Çekut, Nuredin Lushtakut, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.

Media kishte siguruar aktakuzën e plotë, mbi 900 faqe, që Prokuroria Speciale e Kosovës e kishte  dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër 12 të pandehurve, për lëndën e njohur në opinion si “VETERANËT” në drejtim të veprës penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtarë” nga neni 422 të KPRK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat