Malisheva njëra ndër komunat më të qeta

Kosova

Malisheva njëra ndër komunat më të qeta

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 12:02
Mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB)

Në Malishevë është mbajtur mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), e cila është drejtuar nga nënkryetari i komunës së Malishevës, Hajdin Berisha.

 Bazuar në raportimet e anëtarëve të KKSB-ës dhe bazuar në raportet e organeve të rendit, situata e sigurisë së përgjithshme, i vlerësua e qetë dhe stabile, dhe pa tendencë të prishjes së kësaj situate.

Përndryshe, në raportimin e komandantit të stacionit policor, kapitenit Hazir Berisha, duke u bazuar në të dhënat policore, dhe në deklarimet e anëtarëve tjerë të KKSB-ës në Malishevë, për vlerësimin e situatës së sigurisë së përgjithshme, situata e sigurisë së përgjithshme u vlerësua e kënaqshme, e qetë dhe stabile.

Ndërsa në pikën e dytë, për sigurinë në trafik, anëtarët e KKSB-së, duke u bazuar në disa aksidente në rrugë, kanë kërkuar marrjen e masave për krijimin e sigurisë në rrugë, për të mbrojtur jetën e qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat