Gjermania do ta mbështesë Kosovën në të gjitha fushat - Bota Sot
Gjermania do ta mbështesë Kosovën në të gjitha fushat

Kosova

Gjermania do ta mbështesë Kosovën në të gjitha fushat

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 14:34
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe Jan Hecker

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar në Berlin zyrtarë të lartë gjermanë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe në Kancelarinë Gjermane, ku ka marrë rikonfirmimin se Gjermania do ta mbështesë Republikën e Kosovës në të gjitha fushat.

Në takim me zyrtarin e lartë gjerman, Jan Hecker, kryeparlamentari Veseli ka diskutuar për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe për fazën finale të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Veseli ka marrë mbështetjen e Qeverisë së Gjermanisë për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Gjatë diskutimit për çështjen e dialogut, kryeparlamentati Veseli e ka njoftuar zyrtarin gjerman për përpjekjen e tij prej disa muajsh për të arritur konsensus brenda Kuvendit të Kosovës për nxjerrjen e një rezolute e cila rikonfirmon qëndrimet e shtetit të Kosovës për integritetin territorial dhe pacenueshmërinë e sovranitetit.

Kreu i Kuvendit të Kosovës ka takuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme, të ngarkuarin për Ballkanin Perëndimor, Christian Hellbach, të cilin e ka njoftuar për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon.

Veseli tha se Kosova ka ndërmarr reformat e nevojshme për procesin e integrimeve evropiane, reformat në ekonomi dhe në fushën e sistemit të drejtësisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...