Me shumicë votash, Kuvendi miraton marrëveshjen për Sigurime Sociale me Belgjikën

Kosova

Me shumicë votash, Kuvendi miraton marrëveshjen për Sigurime Sociale me Belgjikën

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 14:38
Kuvendi i Kosovës

Me vota 83 pro e asnjë kundër, Kuvendi i Kosovës ka miratuar marrëveshjen për Sigurime Sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës.

Kjo marrëveshje siguron realizimin e të drejtave të qytetarëve të Kosovës në pensione të moshës pensione familjare dhe të punës për ata qytetarë që kanë punuar në Belgjikë e tani jetojnë në Kosovë.

Marrëveshja e arritur ka rëndësi të veçantë, pasi që kjo marrëveshje do të zëvendësojë marrëveshjen e trashëguar e cila ishte nënshkruar në vitin e largët 1954 dhe do të ndikojë pozitivisht në avancimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat