Oroshi: Ushtria Arbnore lindi pas përpjekjeve shekullore

Kosova

Oroshi: Ushtria Arbnore lindi pas përpjekjeve shekullore

Nga: Bota sot Më: 18 tetor 2018 Në ora: 18:41
Nue Oroshi

Edhe opinionisti Nue Oroshi, ka uruar pas miratimit të ligjeve për ushtrinë e Kosovës.

Në një shkrim dërguar në “Bota sot”, Oroshi ka thënë se ushtria e Kosovës i ka rrënjët e thella, derisa ka përmendur me emra atdhetarët që luftuan për këtë ditë.

Ai ka uruar që ushtria të ecë me standartet e NATO-s dhe të ndërtohet me këshillat e ushtarakëve dhe gjeneralëve amerikanë e gjermanë në menyrë që të bëhet një fuqi mbrojtëse e Kosovës.

Reagimi i plotë i Oroshit:

Sot Parlamenti i Republikës së Kosovës mbështeti në mënyrë të plotë tri Projektligjet që i hapin rrugë formimit të Ushtrisë së Republikës së Kosovës. Urime Kosovë, urime shqiptari!Kjo ushtri e Kosovës i ka rrënjët e thella. 

Rrënjët e saj janë tek lufta që e bënë nacionalistët atdhetarë duke filluar nga Profesor Ymer Berisha, Ndue Përlleshi,Shaban Polluzha, Marie Shllaku, Mehmet Gradica, Ukë Sadiku, Bajraktari i Llaushes, Xhafer Deva, Ahmet Selaci, Kadri Bistrica, Bislim Bajgora, Gjon Sereqi, Mark Avdyli Ndreja dhe shumë e shumë atdhetarë të tjerë që luftuan për çlirimin e trojeve shqiptare.Duke vazhduar me pasë me rezistencën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si mburojë e qendresës heroike për çlirimin e Kosovës. Këta atdhetarë ja vunë bazat e para të Ushtrisë së Kosovës duke mbrojtur trojet tona etnike.

Pikërisht sot edhe u hap shtegu që Kosova ta ketë ushtrinë. Uroj që kjo ushtri të formohet dhe të ecë rrugës me standartet e NATO-s dhe të ndertohët me këshillat e ushtarakëve dhe gjeneralëve amerikan e gjerman në menyrë që të behet një fuqi mbrojtëse e Kosovës.Urime Shqipëri për forcimin e krahut të djathtë! Kjo lindje e vonuar dhe e vështirë u realizua sepse është një përpjekje shekullore për ta bërë ushtrinë tonë Arbnore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat