A do të kandidoj Osman Musliu për myfti të Kosovës, përgjigjiet ai

Kosova

A do të kandidoj Osman Musliu për myfti të Kosovës, përgjigjiet ai

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 10:30
Osman Musliu

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka hyrë në procesin e brendshëm zgjedhor.

Myftiu aktual, Naim Ternava pritet të kandidoj edhe për një mandat.

Por, Kush do të jetë kundër-kandidati i tij?

Media ka kontaktuar me njërin ndër kritikët më të ashpër të Ternaves – imam e Drenasit, Osman Musliu, duke e pyetur se a do të kandidoj për myfti të Kosovës.

Musliu, ka potencuar kategorikisht se nuk do të kandidoj asnjëherë për myfti të Kosovës;

“Nuk kam pas kurrë ato pretendime nuk e meritoj atë pozitë sepse aty duhet te jetë një hoxhë i ditur dhe burri më i mirë në Kosovë andaj nuk e shoh veten të tillë”, u shpreh Musliu.

Zgjedhjet në BIK gjithmonë kanë qenë interesante. Myftiu, Naim Ternava po synon mandatin e katërt me çfarë do të mbante pozitën e të parit të BIK-ut për 20 vite. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat