Haradinaj: Në Obiliq nuk do të ekzistojë ndotja, do të jetë qytet atraktiv - Bota Sot
Haradinaj: Në Obiliq nuk do të ekzistojë ndotja, do të jetë qytet atraktiv

Kosova

Haradinaj: Në Obiliq nuk do të ekzistojë ndotja, do të jetë qytet atraktiv

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 15:55
Ramush Haradinaj ka thënë se Obiliqi do të bëhet qytet i pëlqyeshëm për të gjithë.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se Obiliqi do të bëhet qytet i pëlqyeshëm për të gjithë.

Ai ka thënë se më në këtë vend nuk do të ekzistojë ndotja, por se Obiliqi do të bëhet qytet atraktiv për të gjithë.

Kështu ka thënë Haradinaj gjatë nisjes së punimeve për sheshin e këtij qyteti i cili do të ketë 10 mijë e 600 metra katror dhe do të kushtojë 1.2 milion euro.

“Me Ligjin për Obiliqin dhe investimet në sheshe e parqe, banorët e kësaj zone po shpërblehen më në fund. Investimet nga Qeveria do të vazhdojnë, që Obiliqi të transformohet në qytet modern”.

Kryetari i kësaj komune, Xhafer Gashi, ka thënë se ky projekt por edhe të tjerët nuk do të mund të realizoheshin pa mbështetjen e kryeministrit Haradinaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...