Kryeprokurori Kurmehaj viziton pesë stacionet policore të rajonit të Pejës

Kosova

Kryeprokurori Kurmehaj viziton pesë stacionet policore të rajonit të Pejës

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 11:36
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim Kurmehaj

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim Kurmehaj, ka vizituar pesë stacione policore të Pejës, Klinës, Istogut, Deçanit dhe Junikut,  që janë nën kompetencë të kësaj prokurorie.

Me këtë rast ai është takuar me komandantët e stacioneve dhe shefat e hetimeve ku ka diskutuar me ta për problemet aktuale të kriminalitetit në rajon të Pejës, por edhe dukurive kriminale që janë me karakteristike nëpër stacionet policore përkatëse.

Ata janë dakorduar që me prioritet të trajtohen rastet kur i dyshuari gjendet në ndalim policor, për proceduarat e sekuestrimit dhe rastet e recidivizmit, në ketë kontest u diskutua edhe për avancimin e bashkëpunimit në relacionin polici- prokurori.

Kjo ka qenë vizita e dytë që ju bëhet stacioneve policore të rajonit të Pejës,gjatë këtij mandati nga Kryeprokurori, Agim  Kurmehaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat