U lansuan programi trevjeçar i shoqërisë civile, 1.5 milion euro buxheti

Kosova

U lansuan programi trevjeçar i shoqërisë civile, 1.5 milion euro buxheti

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 14:09
Lansimi i programit

Është lansuar Programi trevjeçar i shoqërisë civile për Shqipëri dhe Kosovë, me një buxhet të gjithmbarshëm prej 1.5 milion euro.

Programi financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhohet nga KCSF në partneritet me Partnerët Shqipëri.    

Per Strand Sjaastad, Ambasador i Norvegjisë në Republikën e Kosovës dhe Republikën e Shqipërisë dhe Drejtori ekzekutiv i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile, Taulant Hoxha, që edhe lansuan programin kanë bërë të ditur se qëllimi dhe fushat me të cilat do të merret programi.

Hoxha theksoi rolin e shoqërisë civile në demokratizimin e Kosovës dhe mbështetjen që KCSF i ofron këtij sektori për tashmë më shumë se dy dekada.

Hoxha: Vendi po përballet me sfida të mëdha, shoqëria civile ka rol të madh

“Shteti po përballet me sfida të shumta, brenda dhe jashtë, jemi në një periudhë problematike për vendin tonë, por ne ende po vazhdojmë me besu se shoqëria civile është në nga aktorët kryesor për ta bërë këtë vend, për ta bërë të jetueshëm, funksional dhe të suksesshëm. Duke promovuar vlerat, duke mbikëqyrur punën e institucioneve publike, politikanëve dhe shërbyesve civil, duke zbatu nisma të ndryshme projekte të ndryshme. Por sidomos duke u bërë zë i qytetarëve”, ka thënë ai.

Ndërsa ambasadori Sjaastad nënvizoi se shoqëria civile ka një funksion të rëndësishëm mbikëqyrës në Kosovë dhe Shqipëri dhe është pjesë e mekanizmave të kontrollit në një demokraci të fuqishme.

Sjaastad: Shfrytëzoni mundësitë, ne do bëjmë më shumë në të ardhmen

“Nëse këto mundësi shfrytëzohen në mënyrën e duhur nga KCSF dhe besoj që kjo do të ndodhë, si dhe nga ju, dhe të tjerët, kjo do që nxis përgatitjen për zgjeruar dhe për të zhvilluar tutje një shoqërie civile të fuqishme, të pavarur dhe me bazë në komunitet. Ky është një fillim dhe ne jemi të përgatitur që ta bëjmë këtë [iniciativë] edhe më të madhe në të ardhmen nëse e shohim si të nevojshme”,  ka thënë ai.

Thirrja e parë për Aplikim në kuadër të kësaj skeme u lansua më 10 tetor të vitit 2018 dhe afati i fundit për aplikim është më 5 nëntor 2018.

Programi ka për qëllim të mbështesë pjesëmarrjen demokratike dhe zhvillimin e një shoqërie civile të fuqishme dhe aktive në Shqipëri dhe Kosovë në këto fusha: 1. Mos diskriminimi dhe barazia gjinore; 2. Mediat e pavarura; 3. Pakicat dhe grupet e margjinalizuara; 4. Mbrojtja e mjedisit dhe 5. Lufta kundër korrupsionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat