Vazhdohet programi për lidership transformues - bursa dhe partneritetet

Kosova

Vazhdohet programi për lidership transformues - bursa dhe partneritetet

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 15:04
Carl Hammerdorfer

Janë rreth 300 studentë të Kosovës, të cilët janë përgatitur nga universitetet e Amerikës, nëpërmjet përfituesit të nëngramit të “Programit të Lidershipit Transformues-Bursat dhe Partneritetet”. 95 për qind prej tyre janë kthyer në Kosovë, ku kanë vazhduar punën në institucionet publike. Për këtë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli u shpreh i kënaqur, duke shtuar se së paku edhe një dekadë do të vazhdojw ky bashkëpunim.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar "World Learning", programin që u mundëson të rinjve nga e gjithë bota të studiojnë në ShBA përmes bursave.

Pas takimit që pati me Carl Hammerdorfer, drejtorin e programit për lidership dhe transformues për bursa dhe partneritetit në Kosovë, tha se janë 300 studentë të përgatitur nga universitetet e Amerikës, duke shtuar se të njëjtit janë aseti më i mirë në Kosovë, për rrugëtimin e tyre euroatlantik.

Veseli: Së paku edhe një dekadë do të vazhdojmë me këtë bashkëpunim

“Ne do të vazhdojmë programin, 99 për qind e studentëve tanë të cilët kanë studiuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë kthyer në Kosovë, punojnë në institucionet në Kosovë. Ne do të vazhdojmë edhe një herë po e ripërsëris këtë program, kjo është arsyeja e vizitës sime edhe besoj edhe për një dekadë minimum të jemi bashkërisht. I ftoj djemtë dhe vajzat e reja të Kosovës, të aplikojnë, sistemi është shumë transparent, mundësitë janë të shumta të studiosh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është privilegj në universitetet më prestigjioze dhe kemi nevojë për djemtë dhe vajzat e reja të cilët janë të përgatitur”, tha Veseli.

Ai shtoi se do të vazhdojnë edhe në programet e PHD-së, që në këtë formë të vazhdojnë edhe bashkëpunimet, por edhe shkëmbimet dhe eksperiencat me universitetet amerikane.

Ndërsa, Carl Hammerdorfer tha se është shumë i kënaqur me bashkëpunimin që kanë me Qeverinë e Kosovës.

Hammerdorfer: Jam krenar për 300 studentët që kanë studiuar në SHBA

“Ne jemi shumë krenarë për 300 studentët kosovarë që kanë studiuar në Shtetet e Bashkuara. Ata kanë janë treguar shumë të mirë akademikisht. 95% prej tyre janë kthyer tashmë dhe po bëjnë një punë të  mirë si udhëheqës të një Kosove të re, kështu që ne jemi shumë krenarë për këta të rinj. Gjithashtu, jemi shumë të kënaqur me bashkëpunimin tonë me Universitetin e Prishtinës dhe me njerëzit e mirë atje, prandaj ju falënderoj shumë për këtë mbështetje”, u shpreh Hammerdorfer.

Veseli pas takimit me udhëheqësit e këtij institucioni tha se bashkëpunimi për shkëmbimin e studentëve për studime në SHBA do të vazhdojë edhe më tej, pasi që, sipas tij, dija amerikane është më e mira në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat